E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vritet deputeti i PS Fatmir Xhindi

Deputeti socialist i Kuvendit te Shqiperise, Fatmir Xhindi eshte vrare mbremjen e sotme ne fshatin Roskovec te Fierit, pak metra larg baneses se tij.

Burime konfidenciale te policise bejne te ditur se deputeti eshte qelluar me 6 plumba Kallashnikovi, ndersa po parkonte makinen ne oborrin e shtepise se tij dhe ka nderruar jete ne vend.

Drejt Fierit jane nisur me urgjence kreret e larte te Policise se Shtetit, kreu socialist Edi Rama dhe kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli.

Deputeti Xhindi, 49 vjec, ishte i martuar dhe kishte tre femije.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›