PDK cel fushatën në Elbasan, prezanton 12 kandidatë
Partia Demokristiane cel fushatën elektorale në Elbasan dhe prezanton 12 kandidatë për deputetë. Kreu i PDK, Ndoka tha se programi i partisë që ai drejton bazohet në nevojën e thellimit të reformave në vend.
ELBASAN- Partia Demokristiane hapi sot fushatën elektorale për qarkun e Elbasanit ku u prezantuan 12 kandidatë për deputetë. Listën e kësaj partie në këtë qark e kryeson Ymer Tola. Gjatë fjalës së tij, kreu demokristian Nard Ndoka tha se përfaqësuesit demokristianë janë më të mirët e kësaj partie. Ai theksoi se kjo është garancia më e mirë që PDK u dhuron qytetarëve të Elbasanit.
Ndër të tjera kreu demokristian u ndal në programin dhe alternativat që kjo forcë ofron tek qytetarët, duke theksuar si të nevojshme reformat në vend.
“Kërkohen reforma të reja në vend, energji të reja , njerëz me mentalitet të ri. Ekspertët tanë më të mirë , të cilët sot janë në tregun e politikës shqiptare do të jenë një busull orientuese për të gjithë kandidatët tanë, për të gjitha partitë politike të “Polit të Lirisë” që të realizojme gjerat që do të marrim përsipër” u shpreh Ndoka gjatë fjalës së tij. (e.n/News24/BalkanWeb)