E Diel, 1 Nëntor 2026

Vritet gabimisht nje grua ne bllok, plagoset shenjestra, Elidon Fusha

krim

TIRANË- Atentat me pistoletë në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, vdes shtetasja Majlinda Hoxha, plagoset rëndë shtetasi Elidon Fusha rreth 30-vjec. Ngjarja u shënua mbrëmjen e sotme rreth orës 21:45 në zonën më të frekuentuar nga të rinjtë më kryeqytet në zonën e ish-Bllokut, në një pikë loto sporti pranë farmacisë greke.

Gazetari Spartak Koka konfirmon se viktima është gruaja e pronarit të loto sportit, ndërkohë që objektiv nga të dhënat paraprake të policisë mësohet të ketë qënë Elidon Fusha.

Mësohet se i riu po qëndronte bashkë me dy persona të tjerë, kur është qëlluar papritur me 6 plumba nga një person i paidentifikuar, i cili është larguar me shpejtësi nga vendngjarja, në drejtim të stadiumit Dinamo.

I plagosuri është dërguar me urgjencë në spitalin ushtarak me një autoambulancë që ndodhej rastësisht pranë zonën ku ndodhi plagosja. Bluzat e bardha bëjnë me dije se gjendje e tij është kritike për jetën. Ndërkohë, që shtetasja Majlinda Hoxha e cila kishte marrë 3 plumba ka mbetur e vdekur në vend.

Një grup i posaçëm hetimor u ngrit menjëherë për zbardhjen e krimit të dytë, i cili shënohet në kryeqytet brenda pak ditësh. Dy shoqëruesi të cilët ishin bashkë me të riun në tavolinë do japin dëshminë rreth ngjarjes në polici.balkanweb.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›