Vritet kreu i komunes Terthore ne Kukes

Tigri i Lumes
Remzi Veseli u qellua ne dere te shtepise tri here me arme zjarri nga nje person i paidentifikuar
Kukes - Vritet ne nje atentat ne dere te shtepise kreu i komunes Terthore Remzi Veseli 40 vjec nga fshati Morine banues ne Kukes ndersa njihej me emrin Tigri i Lumes pasi ishte shume aktiv politikisht ndersa ne zgjedhjet lokale te vitit 2007 kur edhe ishte zgjedhur kishte perfaqesuar Partine Socialiste.
Ngjarja ndodhi mbreme rreth ores 2200 kur persona ende te panjohur qelluan Veselin sapo ai zbriti nga automjeti i tij i punes fuoristrade e markes Mitsubishi me targa te Kukesit me ngjyre jeshile.
Burime te Drejtorise se Policise se Kukesit pohuan se viktima u qellua ne menyre te menjehershme nga nje person i cili mbetet ende i paidentifikuar i cili u largua me shpejtesi nga vendi i ngjarjes.
Burimet e policise nga vendi i ngjarjes pohuan mbreme se viktima u qellua tri here me nje arme zjarri pistolete duke i shkaktuar tri plage te renda Veselit ne trup. Ende nuk ka ndonje version te policise ne lidhje me ngjarjen ndersa dyshimet e Policise jane drejtuar ne pistat e nje vrasjeje per motive personale per shkak te grindjeve apo per motive te tjera qe mund te kene lidhje me punen e tij.
Gjithsesi hetuesit ndonese nuk e pohojne nuk perjashtojne pisten e motiveve politike duke qene si ai ishte angazhuar mjaft aktivisht ne politike si perfaqesues i Partise Socialiste. Versioni i pare per hetuesit eshte ai i nje konflikti qe kane pasur vellezerit e tij me disa persona ne qytetin e Kukesit por burimet pohojne se pas konfliktit ata jane pajtuar.
Nderkaq para pak vitesh Remzi Veseli ka debatuar edhe eshte konfliktuar ne nje lokal ne Kukes me deputetin aktual te Partise Demokratike Fatos Hoxha.
Kreu i komunes Terthore te Kukesit Remzi Veseli 40 vjec nga fshati Morine banues ne Kukes mbeti i vdekur ne vend nga plaget e marra. Krimi ndodhi vetem pak metra larg shtepise private te kryetarit te komunes e cila ndodhet prane zyrave te Ndermarrjes se Ujesjellesit ne qytetin e Kukesit.
Veseli eshte vrare fare prane oborrit te shtepise sapo ka zbritur nga autovetura e tij nderkohe qe autori mundi te shfrytezonte erresiren per tu larguar nga vendi i krimit. Te afermit e te vrarit menjehere kane dale ne oborr ndersa kane pare njeriun e tyre te mbytur ne gjak.
Menjehere ai eshte transportuar per ne spitalin e Kukesit por mjeket kane konstatuar se pulsi i tij nuk jepte shenje. Ne vendin e ngjarjes shkuan forca te policise se Kukesit por pa mundur te ndalojne apo identifikojne ndonje te dyshuar. Nga hetimet paraprake ka rezultuar se kryetari i komunes Terthore eshte pare duke pire kafe ne nje nga lokalet e qytetit te Kukesit vetem pak minuta para se te vritej.
Policia ka shoqeruar pronarin e lokalit dhe personelin e sherbimit ku kishte pire kafe Veseli per te marre prej tyre te dhena dhe informacione te mundshme mbi bisedat qe kishte bere kreu i komunes se Terthores me ta. Gjithsesi mesohet se gjate qendrimit ne lokal pronari apo personeli i sherbimit nuk kane vene re ndonje shqetesim te klientit te tij.
Veseli kishte mandatin e dyte si kryetar komune
Remzi Veseli kishte mandatin e dyte ne krye te komunes Terthore e cila perfshin fshatrat Morine Bardhoc Gjegjan e Pobreg.
Dy fshatrat e kesaj komune shtrihen pergjate kufirit Shqiperi-Kosove nderkohe qe te gjithe fshatrat e komunes Terthore pershkohen nga autostrada Milot-Kukes-Morine.
Ai ishte perfaqesues i Partise Socialiste dhe ishte nga te paktet vetem dy drejtues te pushtetit vendor qe perfaqesonte subjektin e majte ne qarkun e Kukesit. Burime nga selia roze e Kukesit bejne te ditur se Remzi Veseli ishte kandidatura me e mundshme per kreun e komunes Terthore per zgjedhjet e 8 majit te vitit te ardhshem.
Konfliktet
Konflikti i vellezerve
Pak muaj me pare vellezerit e kreut te Komunes Terthore Remzi Veseli mesohet se jane perfshire ne nje konflikt banal mes tyre. Grindja dhe perplasja mesohet se kane kaluar deri ne konfrontim fizik por me pas gjithcka eshte shuar.
Fale nderhyrjes se vete kreut te komunes palet jane ulur dhe pasi kane shkembyer vizita ne shtepite e njeri-tjetrit jane pajtuar duke harruar edhe konfliktin qe kishin pasur mes tyre. Hetimi i mundshem i policise ne kete version mund te mos nxjerre ndonje fakt pasi palet sipas burimeve jane pajtuar.
Perplasja me deputetin
Se paku tri vite te shkuara deputeti i Partise Demokratike te Kukesit Fatos Hoxha eshte konfliktuar ne nje lokal ne Kukes me kryetarin Komunes Terthore Remzi Veselin. Konflikti mes tyre sipas burimeve te policise ne ate kohe kishte pasur karakter politik. Jo vetem kaq por te dy ata ishin konfliktuar mes tyre deri ne ate mase sa ata jane konfrontuar edhe fizikisht.
Pas ngjarjes ne lokalin ku jane perballur te dy perfaqesuesit e subjekteve politike kundershtare kane mberritur edhe efektivet e policise te cilet pas kallezimit te deputetit Hoxha ndaluan dhe arrestuan kryekomunarin e Terthores i cili me pas u la i lire nga prokuroria.