E Shtunë, 31 Tetor 2026

Borxhet e institucioneve i priten parate bashkive

Projektligji bashkite duhet te paguajne borxhet qe institucionet ne vartesi te tyre kane ndaj personave te trete


Socialistet Ligji cenon pavaresine e pushtetit vendor te njejtat standarde edhe per ministrite


TIRAN- Qeveria ka pergatitur nje projektligj te vecante qe u ngarkon njesive te qeverisjes vendore te gjitha borxhet qe ndermarrjet nen vartesine e tyre u kane paleve te treta. Ky projektligj ka kaluar ne Kuvend dhe eshte duke u diskutuar ne komisionet perkatese.


Sipas projektligjit te gjitha bashkite qe kane nen administrim ndermarrjet e ujesjellesit dhe ndermarrje te tjera do te duhet te ofrojne sherbimet ndaj qytetareve me fonde te reduktuara per aq kohe sa keto te fundit do te vijojne te mos paguajne borxhet e prapambetura. Projektligji parashikon bllokimin e fondeve nga buxheti i shtetit per bashkite qe kane nen administrimin e tyre ndermarrje te cilat rezultojne debitore ndaj paleve te treta.


Shuma e bllokuar do te jete e barabarte me borxhin qe ndermarrjet kane per te shlyer dhe do te mbahet e ngrire deri ne momentin qe njesite e qeverisjes vendore do te likuidojne detyrimet ne emer te ndermarrjeve nen administrimin e tyre.
Kjo ka shkaktuar debate dje ne Komisionin e Ekonomise dhe ate te Ligjeve ne te cilat eshte shqyrtuar njekohesisht.


Anetaret e Komisionit te Ligjeve debatuan dje lidhur me kompetencat e reja qe merr pushteti qendror ndaj atij vendor duke nderhyre ne rast se bashkite apo komunat do te jene debitore ndaj institucioneve te tjera.


Deputetja socialiste Vasilika Hysi akuzoi mazhorancen se nepermjet projektligjit qe parashikohet te kaloje ne parlament cenohet rende autonomia vendore. Sipas deputetes Hysi nje nderhyrje e tille ne kompetencat e vendoreve bie ndesh me frymen kushtetuese.


Projektligji cenon pikerisht parimin baze te sanksionuar ne piken 2 te nenit 4 te ligjit per funksionimin e organeve te qeverisjes vendore. Ju thoni se gjykata nuk shmanget. Ky ligj nuk cenon vetem autonomine vendore por cenon edhe pavaresine e pushtetit qendror sepse Ministria e Financave merr kompetenca qe i takojne pushtetit qendror - theksoi Hysi.


Anetari tjeter socialist Pandeli Majko deklaroi se nje problem i tille nuk ekziston vetem te njesite e qeverisjes vendore por edhe tek ministrite.


Duke sjelle shembullin e Ministrise se Transporteve qe sic tha ai eshte debitore ndaj kompanive te rrugeve deputeti Majko kerkoi qe te njejtat masa ligjore te ndermerren edhe ndaj ketyre dikastereve.


Kompanite marrin kredi per punimet nderkohe qe ministria nuk ka shlyer ende detyrimet ndaj tyre. Te ndermerret masa ligjore edhe per ministrite nuk mund te hyje ministria sepse filan ndermarrje e ujesjellesit nuk ka paguar detyrimet dhe Financat i shkurtojne buxhetin Bashkise ky eshte cenim - u shpreh Majko.


Demokratet nga ana e tyre e mbeshteten kete nisme ligjore duke theksuar se ne rastet kur njesite e qeverisjes vendore i ofrojne sherbimet dhe mallrat publike permes ndermarrjeve publike ose me shoqerite aksionare ato jane pergjegjese per menaxhimin dhe per te gjitha detyrimet qe rrjedhin nga veprimtaria e tyre.


Nderkohe deputeti demokrat Viktor Gumi propozoi dy amendime ne projektligjin e pergatitur nga Keshilli i Ministrave.


Nepermjet mendimit te pare deputeti demokrat kerkoi qe projektligji te parashikonte nderhyrje ne nenin 4 duke parashikuar qe ne rastet kur ndermarrjet ne pronesi te pushtetit vendor jane debitore Ministria e Financave do te verifikoje arsyet e mospageses se detyrimit ndaj te treteve vetem per ceshtje jetike si uji dritat kanalizimet etj. Edhe pse opozita ishte kunder ligjit ne teresi per kete amendament deputetet socialiste shprehen vleresimin pozitiv.


Nderkohe mendimi i dyte i deputetit Gumi qe lidhej me masen e bllokimit te buxhetit te njesive vendore nuk u pranua as nga mazhoranca duke lene ne fuqi piken e parashikuar nga qeveria. Projektligji ne fjale synon transferimin e disa funksioneve ne pushtetin vendor ku njesite e qeverisjes vendore kane te drejte qe mallrat dhe sherbimet publike tua ofrojne qytetareve te tyre.


Sherbimet publike njesite e qeverisjes vendore ua ofrojne qytetareve permes ngritjes se ndermarrjeve publike ne njesine e qeverisjes vendore shoqerive aksionare me mbi 50 te zoterimit te aksioneve nga njesia e qeverisjes vendore si dhe formave te ndryshme te privatizimit te ketyre sherbimeve.


Mandati i Beqjas


Gjate diskutimit ne Komisionin e Ligjeve deputeti demokrat Fatos Hoxha e cilesoi vjedhje tenderin e fituar nga deputeti socialist Ilir Beqja per elektronizimin e sherbimeve ne bashkine e Durresit e cila drejtohet po prej socialisteve.


Jane te vjedhura me biznes intelektual. shte vjedhje ne nje menyre apo nje tjeter. Qe te vjedhesh 700 milione ne emer te nje biznesi intelektual dhe te mos paguash faturat e ujit te pijshem eshte shume e rende.


Te lesh popullin pa uje dhe te vjedhesh me biznes intelektual eshte shume e rende dhe ta mbrosh eshte akoma me e rende- akuzoi deputeti i PD-se Fatos Hoxha. Te enjten e kaluar mazhoranca kaloi permes debateve te shumta raportin per deputetin Ilir Beqja ku parlamenti i kerkon Gjykates Kushtetuese heqjen e mandatit te deputetit socialist.


Nderkohe te enjten PS do te kerkoje ndryshimin e procesverbalit ku do te kerkohet edhe llogaritja e votes se deputetit Famir Toci te cilit per shkak te bllokimit te sistemit te votimit nuk iu quajt. Nga ana e saj Gjykata Kushtetuese nuk ka percaktuar ende nje date te sakte se kur do te shprehet per kete ceshtje.


Numrat ne komisione


Mazhoranca forcon rregulloren per pjesemarrjen e deputeteve jo vetem ne Parlament por tashme edhe ne komisionet parlamentare. Frika se nuk do te arrije numrin e nevojshem te votave per kalimin e projektligjeve te Keshillit te Ministrave ka bere qe mazhoranca te blindoje komisionet.


Gjate mbledhjes ne Komisionin e Ligjeve ne momentin e votimit te projektligjit per Pagesen e detyrimeve ndaj te treteve te ndermarrjeve dhe SH.A-ve ne pronesi te pushtetit vendor - deputeti Aldo Bumci edhe pse tentoi qe te largohet eshte rikthyer mbrapsht per te marre pjese ne votimit. Ka qene kerkesa e deputetit tjeter demokrat njeheresh kryetarit te Komisionit te Ligjeve Ilir Rusmali i cili i kerkoi kolegut te tij qe te qendroje deri ne perfundim te votimit.


Sipas kryeministrit fitorja e mazhorances ne Moker ishte deshmi e mbeshtetjes per qeverisjen aktuale


Trebinja Berisha Ramen te njohe zgjedhjet

TIRAN- Kryeministri Berisha e cilesoi fitoren e mazhorances ne zgjedhjet e pjesshme te zhvilluara ne komunen Trebinje te rrethit te Pogradecit si deshmi e mbeshtetjes per qeverisjen aktuale.


Duke ftuar kryetarin e Partise Edi Rama qe te njohe rezultatin e ketyre zgjedhjeve kryeministri garantoi se mazhoranca do te jape gjithmone kontributin e saj qe ne Shqiperi te zhvillohen zgjedhje te lira dhe te ndershme. Komuna ka qene e qeverisur nga Partia Socialiste por me kete test nisi dhe ndryshimi i madh elektoral.


Ftoj zotin Edi Rama te njohe rezultatin e garantoj se kudo do te kete nje proces te lire dhe te ndershem sikunder te shfrytezoje te gjitha prerogativat ligjore ne rast se ka verejte - deklaroi Berisha. Per ti shperblyer per votat e dhena ne Moker kryeministri i premtoi banoreve ndertimin e nje autostrade qe do te kaloje ne kete zone.


Garantoj zgjedhesit e Mokres se autostrada Qafe Plloce-Qukes do te vazhdoje pa nderprerje i garantoj ata se se bashku do te ndertojme Mokren turistike. Ju nuk e njihni se cfare thesaresh turistike mbart Mokra ne gjirin e saj.


Ato presin urbanizimin e zones per tu bere nga vendet me te preferuara turistike te Shqiperise. Mokra duhet ta mbani mend gjithmone se bashku me Dukagjinin jane konservatet gjenike te kombit ne histori - theksoi kreu i qeverise. eshtja e dyte ne te cilen u ndal kryeministri gjate fjales se tij ishte ndertimi i parlamentit te ri qe sipas kryeministrit perben ndertimin me te rendesishem qe vendi ben per te festuar 100 vjetorin e shpalljes se pavaresise se vendit.


Marreveshje me Serbine debate sot te Ligjet


Komisioni i Ligjeve do te diskutoje sot projektligjin Per ratifikimin e marreveshjes ndermjet Keshillit te Ministrave te Republikes se Shqiperise dhe Qeverise se Republikes se Serbise Per bashkepunimin ne fushen e luftes kunder krimit te organizuar trafikut te paligjshem nderkombetar te lendeve narkotike dhe terrorizmit nderkombetar.


Ky ligj pritet qe te ndeze debate ne Komisionin e Ligjeve ashtu si disa dite me pare ne Komisionin e Sigurise. Gjate diskutimit ne kete komision deputetet socialiste kerkuan sqarime nga autoritetet qeveritare dhe sherbimit sekret mbi nje rrjedhje informacioni te klasifikuar ne qershor ose korrik nga Keshilli Ushtarak i NATO-s i cili ka diskutuar per marreveshjen e Kumanoves te 99-es pakt qe bente fjale per terheqjen e trupave serbe nga Kosova.


Por pretendimet e opozites jane kundershtuar prej demokrateve. Marreveshja eshte kuader dhe ndaj nuk perben ndonje objekt per te pasur dyshime - tha ish-Ministri i Mbrojtjes Oketa.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›