Vritet me 9 plumba Edmond Dervishi, vëllai i Gent “Kadaifit”, nëna: Dua helm të vdes
TIRANE – Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë, ku një person është ekzekutuar me armë zjarri. Burime nga policia e Tiranës bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur në hyrje të një pallati në afërsi të shkollës “Partizani” në kryeqytet.
Mësohet se viktima është shtetasi Edmond Dervishi rreth 50 vjeç, ndërsa mbeten ende të paqarta shkaqet e ngjarjes. Edmondi ishte vëlla i Gent Dervishit i njohur ndryshe si Gent Kadaifi, i cili është ekzekutuar vite më parë, pranë shtëpisë së tij përballë Shkollës së Kuqe.
Sipas policisë, viktima është qëlluar nëntë herë me pistoletë nga disa persona që udhëtonin me një automjet tip ‘Benz’ të zi 4 fenerësh.
Menjëherë pas ngjarjes autorët janë larguar në drejtim të paditur. Ndërkohë policia po punon për identifikimin dhe kapjen e tyre.
VËLLAI
Gent Dervishi apo Kadaifi siç njihej nëpër Tiranë ka qenë fare i ri kur u qëllua për vdekje dy hapa pranë apartamentit të tij përballë Shkollës së Kuqe. Në atë kohë ai shoqërohej me Gent Hajdarin, i cili ishte një prej "ushtarëve" të Gaz Muçës, të fortit me nam te rruga Bardhyl. Dy djemtë u ekzekutuan njëri pas tjetrit, ku motivacioni kryesor ishte hakmarrja. Genti jetonte me prindërit, ndërsa vëllezërit jetonin në shtëpitë e tyre. Në atë kohë ai ishte i martuar me një fëmijë dhe veçohej si i çmendur pas motorëve. Duket se të njëjtin pasion e kishte dhe i ndjeri vëllai i tij, Edmondi i cili u ekzekutua mbrëmjen e djeshme. Policia është duke hetuar edhe motivet e lidhjes së historive të dy vëllezërve por dhe pistën që lidhet me punën e profesionin e tij. "Më jepni helm të vdes", thotë e ëma e Edmondit, e cila po vuan për të dytën herë humbjen e djalit. Burrë e grua janë ulur në tokë ndërsa qanin me fjalë ikjen e tij. Historia u përsërit për familjen Dervishi, ndërsa policia ka bllokuar të gjitha rrugët për kapjen e autorëve që mendohen të jenë tre vetë.(Shkruan sot Gazeta Shqiptare)
(er.nu/BalkanWeb)