E Hënë, 2 Nëntor 2026

Vritet me armë 36-vjeçari në Vlorë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në fshatin Gjorm, në bashkinë e Selenicës, ku një 36-vjeçar nga Fieri, identifikuar me inicialet D. A., është gjetur pa shenja jete nga familjarët e tij.

Sipas të dhënave paraprake, gjatë këqyrjes së trupit janë konstatuar plagë të dyshuara të shkaktuara nga armë zjarri.

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në fshatin Gjorm. Sipas raportimit të gazetares së RTSH-së, Afrovita Hysaj, viktima është qëlluar me 6 plumba dhe dyshohet se sulmi ka ndodhur nga një distancë e afërt.

Ngjarja ka ndodhur në qendër të fshatit, mbrëmjen e së shtunës, ndërsa ende nuk dihen motivet dhe rrethanat e saj.

I plagosuri u transportua me urgjencë drejt spitalit të Vlorës, por fatkeqësisht ndërroi jetë gjatë rrugës.

Njoftimi i policisë:

Vlorë/Informacion paraprak/ Në vijim të informacionit paraprak të dhënë më herët, nga veprimet e para hetimore është bërë e mundur identifikimi i autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasit Bertil Alliaj, i cili dyshohet se në fshatin Gjorm ka vrarë me armë zjarri kushëririn e tij, shtetasin Dalan Alliaj.

Pas kryerjes së krimit, shtetasi Bertil Alliaj është larguar drejt zonës malore përreth, ku dyshohet se fshihet.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë po vijojnë punën intensive për lokalizimin dhe kapjen e autorit të dyshuar, ndërsa nën drejtimin e Prokurorisë vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›