E Hënë, 2 Nëntor 2026

Vritet me armë i riu në Shkodër

Një i ri është gjetur i vrarë me armë zjarri ditën e sotme rreth orës 14:50, në fshatin “Guci e Re”, Shkodër.

Policia bën me dije se Pavlin Preka 20 vjeç është gjetur i pajetë, dyshohet i vrarë me armë zjarri.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër.

Ndërkohë ëdhtë ngritur një Grup i posaçëm  hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon intensivisht për sqarimin e rrethanave, dokumentimin ligjor, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›