E Diel, 1 Nëntor 2026

Vritet me thikë 47-vjeçari në Kavajë

Një 47-vjeçar ka humbur jetën ditën e sotme pasi është goditur me thikë nga shtetasi R. P., 47 vjeç.

Policia njofton se rreth orës 14:22, në lagjen nr. 3, Kavajë, shtetasi R. P., dyshohet se për motive të dobëta ka goditur me mjet prerës (thikë) shtetasin S. I., rreth 47 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë në spital.

Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit dhe vijon puna për kapjen e tij.

Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›