E Enjte, 5 Nëntor 2026

Vritet me thikë në banesën e saj 37-vjeçarja, dyshohet se është goditur nga e motra

Një 37-vjeçare ka gjetur vdekjen në kryeqytet si pasojë e goditjeve me thikë në banesën e saj. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në rrugën e “Kajavës” në Tiranë.  Policia dyshon se gruaja është vrarë nga motra e saj.

Sipas policisë, shkak për ngjarjen e rëndë është bërë një debat mes tyre, për arsye të cilat ende nuk dihen.

Trupi i 37-vjeçares Amanda Pushani është gjetur i pajetë pasditen e djeshme por ngjarja dyshohet se ka ndodhur gjatë paradites së 2 shtatorit.

Në fillim policia ka dyshuar për vetëvrasje por nga këqyrja e trupit të 37-vjeçares janë konstatuar goditjet me thikë duke ngritur dyshimet për vrasje.

Ndërkaq, policia ka vënë në pranga autoren e dyshuar, Marsela Pushani 40 vjeç, disa orë pas ngjarjes.

“Pas marrjes së njoftimit, Shërbimet e Policisë kanë kaluar menjëherë në vendngjarje, dhe pas konstatimit të trupit të pajetë të shtetases A. P., 37 vjeçe, e cila fillimisht është raportuar si vdekje natyrale nga familjarët, kanë vijuar veprimet hetimore të thelluara në lidhje me rastin, për të bërë të mundur zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. 

Pas kryerjes së autopsisë ka rezultuar se shtetasja A. P., 37 vjeçe, ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra nga një mjet prerës. 

Në vijim të veprimeve, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda arrestuan shtetasen M. P., 40 vjeç, (motrën e saj), banuese në Tiranë, për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”, pasi ditën e djeshme, gjatë një konflikti ka goditur me mjet prerës shtetasen A. P., e cila si pasojë e plagëve të marra, ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftimin e policisë. 

Njoftimi i policisë: 

Ditën e djeshme, rreth orës 11:40, është marrë njoftim se në rrugën “Hajdar Hidri”, shtetasja A. P., 37 vjeçe, kishte ndërruar jetë dyshohet për shkaqe natyre.

Pas marrjes së njoftimit, Shërbimet e Policisë kanë kaluar menjëherë në vendngjarje, dhe pas konstatimit të trupit të pajetë të shtetases A. P., 37 vjeçe, e cila fillimisht është raportuar si vdekje natyrale nga familjarët, kanë vijuar veprimet hetimore të thelluara në lidhje me rastin, për të bërë të mundur zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. 

Pas kryerjes së autopsisë ka rezultuar se shtetasja A. P., 37 vjeçe, ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra nga një mjet prerës. 

Në vijim të veprimeve, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda arrestuan shtetasen M. P., 40 vjeç, (motrën e saj), banuese në Tiranë, për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”, pasi ditën e djeshme, gjatë një konflikti ka goditur me mjet prerës shtetasen A. P., e cila si pasojë e plagëve të marra, ka ndërruar jetë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›