E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vritet ne Irak nje shqiptar nga Tetova

Shperthimi i nje kamioni ne Irak ne qytetin Begji rreth 200 kilometra ne veri te Bagdadit, i ka marre jeten Shqiptarit Mersim Ademi nga Tetova. Lajmin e beri te ditur Kompania Ekolog, punetor i se ciles ishte i riu nga Tetova. Ende nuk dihen rrethanat ne te cilat ndodhi ngjarja, duke qene se i kamioni ishte brenda zones se sigurise. Mesohet se ushtria amerikane ka ngritur dhe nje grup pune per te zbardhur ngjarjen. Mersim Ademi nga Tetova, ka punuar ne Irak qe nga viti 2005. Incidenti ka ndodhur ne daten 24 por lajmi eshte dhene gjate dites se djeshme pas varrimit te te ndjerit ne vendlindje.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›