E Shtunë, 31 Tetor 2026

Irak, humb jetën i riu nga Tetova

Bagdat - Një i ri nga Tetova që punonte në Bagdat ka humbur jetën pas shpërthimit të një kamioni në kampin Summerall në afërsi të qytetit Begji. Ai është Mersim Ademi, 24 vjeç. Lajmin e ka konfirmuar Kompania Ecolog ku I riu punonte. Në njoftimin për shtyp thuhet se “Me keqardhje të madhe e informojmë opinionin se më 24 Dhjetor 2008, në kampin Summerall në afërsi të qytetit Begji në Irak gjatë një fatkeqësie pranë stacionit të karburanteve brenda në kampin ushtarak të ushtrisë amerikane, punonjësi jonë i çmuar, Mersim Ademi, mori lëndime të rënda. Rasti vazhdon të investigohet më tej nga strukturat e ushtrisë amerikane për tu zbardhur në tërësi rrethanat që sollën këtë humbje të madh për ne. Nga ana e Ecologut menjëherë u caktua një ekip emergjence që bëri koordinimin dhe organizimin e transportit të kufomës për në Maqedoni. Pasi u siguruan të gjitha lejet e duhura nga autoritetet ushtarake, me 25/12/2008, kufoma u transportua në Maqedoni dhe iu dorëzua familjes.”.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›