E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vritet në Kolumbi trafikantja mbretëresha e kokainës

Një trafikante droge në Kolumbi, e njohur edhe si mbretëresha e kokainës, është vrarë në qytetin Medellin.

Griselda Blanco, 69 vjeç, u qëllua për vdekje nga persona të armatosur ndërsa po dilte nga një dyqan mishi.

Sipas BBC, Blanco ishte ndër kolumbianët e parë që trafikoi kokainë nga Kolumbia në drejtim të Shteteve të Bashkuara në sasi të mëdha në vitet 70 dhe 80.

Ajo ngriti disa nga rrugët kryesore të depërtimit të drogës, të përdorura më vonë nga karteli Medellin.

Kishte një reputacion si e pamëshirshme dhe mendohet se kishte urdhëruar një duzinë vrasjesh ndaj rivalëve të saj.

E dënuar në një burg amerikan për trafik droge në vitin 1985, ajo kaloi rreth 20 vite në burgun amerikan për tu deportuar më pas në Kolumbi në vitin 2004.

Familja e saj tha se pasi ajo u kthye në Kolumbi ndërpreu të gjitha lidhjet me krimin e organizuar.

Policia po heton për shkaqet e vrasjes.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›