Vritet në Tiranë emigranti shqiptarë

Pa u mbushur as 24 orë, një tjetër ekzekutim ka ndodhur në Tiranë. Një emigrant 40-vjeçar, i sapo kthyer nga Italia është ekzekutuar me plumb në kokë në orët e para të mëngjesit. Trupi i tij është gjetur gjatë paradites brenda një furgoni me targa italiane, transmeton TCH.
Policia njoftoi se viktima është shtetasi Agron Dervishi, i cili është vrarë me një plumb në kokë në fshatin Mazrek të komunës Kashar. Uniformat blu po hetojnë në disa pista dhe po përpiqen të identifikojnë autorin e këtij krimi.
Kjo është vrasja e dytë në Tirane në këtë fillim viti, pasi një ditë më parë pranë spitalit të fëmijëve në Qendrën Spitalore Universitare “Nene Tereza” u ekzekutua një taksist. 53-vjeçari Mehmet Beqiri u qellua në makinën e tij të tipit benz me katër plumba, tre prej të cilëve i morën jetën.
Vetëm pak çaste pas krimit, uniformat blu identifikuan dhe arrestuan si autor të dyshuar Aldo Morinën, nënoficer i repartit ushtarak të Zallherit. Për policinë dy personat njiheshim me njëri-tjetrin, ndërsa vrasja mund të ketë ndodhur për çështje morale./Indeksonline/