E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vritet një aktiviste afgane

Shefja e departamentit për çështje të femrave në provincën lindore Lagham të Afganistanit, Nadia Sidiqi, është vrarë.

Autoritetet lokale thanë se persona të armatosur e kanë qëlluar atë për vdekje, derisa ajo udhëtonte për në kryeqytetin provincial, Mihtarlam, ku punonte.

Shefi i policisë në provincën Lagham, Ahmad Sherzad, tha se ai ka besim se sulmuesit do të kapen.

E ndjera Nadia Sidiqi në këtë post e kishte zëvendësuar paraardhësen Hanifa Safi, e cila po ashtu ishte vrarë në korrik të vitit të kaluar, nga një bombë që shpërtheu në veturën e saj.

Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm, por atentatet janë përdorë gjithnjë e më tepër nga kryengritësit talebanë në luftën e tyre kundër qeverisë së Afganistanit, e cila mbështetet nga Perëndimi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›