Ibrahimoviç minimizon rekordin e Messit

Messi realizoi golin e tij të 86-të në vitin 2012 në fitoren 2-1 ndaj Real Betisit dhe tejkaloi rekordin e Gerd Mullerit më 1972 për Bayern Munichun dhe Gjermaninë Perëndimore. Megjithatë, një njeri nuk u impresionua nga rekordi i Messit. Ibrahimoviç, i cili kaloi dy vite të turbullta të Barcelona para kalimit në Milan më 2011 nuk i la përshtypje rekordi i ish bashkëlojtarit të tij.
Suedezi u largua nga Barcelona pas mosmarrëveshjeve me trajnerin e atëhershëm Pep Guardiola dhe deri më tani ka lansuar kritika të ndryshme në drejtim te ish skuadrës së tij. Por, tani ka theksuar se ai do të shënonte më shumë se Messi nëse do të ishte ende në Barcelonë. Kjo, për shkak të numrit të madh të penalltive që akordohen në favor të gjigantit katalan.
“Unë do të shënoja 90 gola nëse do të më jepeshin penalltitë që akordohen në favor të Barcelonës”, deklaroi Ibrahimoviç për L’Equipe. Barcelonës i janë akorduar numër i njëjtë i penalltive në ligë këtë stinor aq sa edhe PSG-së.