Vritet një militant i kërkuar në Dagestan

Një militant i kërkuar është vrarë në një fshat pranë Makachkalas, ka bërë të ditur ministria e Brendshme e Dagestanit.
Militanti i identifikuar si Jusup Martazaliev ka qenë anëtar i një grupi të armatosur.
Policia ka rënë në gjurmët e tij në fshatin Shankhal.
Ministria e Brendshme ka thënë se Martazaliev ka qenë udhëheqës i një grupi të angazhuar për terrorizëm dhe sabotazh.
Në Dagestan dhe republikat e tjera fqinje të Kaukazit të Rusisë vazhdon dhuna, pavarësisht pohimeve të Moskës se situata e sigurisë është duke u përmirësuar.