Vritet shefi i policise se Kandaharit

Shefi i policisë në provincën jugore të Kandaharit, në Afganistan, ka humbur jetën si pasojë e një atentati vetëvrasës në zyrat e policisë.
Khan Mohammad Mujahid është vrarë, ndërsa dy oficerë policie kanë mbetur të plagosur nga shpërthimi, bëjnë të ditur autoritetet afgane.
Sipas burimeve nga Ministria afgane e Brendshme, atentatori arriti të hynte në zyrat e policisë i veshur me uniformë policie.
Në të kaluarën Mujahid u kishte shpëtuar një seri atentatesh që kishin si objektiv jetën e tij, ndërkohë që edhe vetë zyrat e policisë në Kandahar janë bërë objekt sulmi.