E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkup-Selanik nderpritet linja hekurudhore

Autoritetet greke kanë ndërprerë funksionimin e linjës hekurudhore që lidh Selanikun me Shkupin dhe anasjelltas.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat maqedonase, sipas të cilave pala greke nuk ka dhënë ende një sqarim mbi këtë vendim të sajin.

Burimet shtojnë se autoritetet maqedonase e kanë cilësuar këtë veprim si të njëanshëm.

Nuk dihet nëse në këtë vendim kanë ndikuar përplasjet politike mes Athinës dhe Shkupit për cështjen e emrit kushtetues të Maqedonisë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›