Vuçiq: Referendum vetëm për marrëveshjen

Pyetja e referendumit mund të jetë “a jeni për marrëveshjen e Brukselit apo jo” dhe nuk mund të jetë “a duhet që Kosova të mbetet në Serbi”, ka thënë zëvendëskryeministri serb, Aleksandar Vuçiq.
Në një intervistë për medait serbe, ai ka kujtuar se serbëve në veri të Kosovës u është ofruar referendum dhe se ata, nëse shumica mbështesin marrëveshjen, duhet ta pranojnë dhe të marrin pjesë në zbatimin e saj.
“U kam thënë serbëve të Kosovës – shkojmë në referendum, shtrojmë pyetjen më të vështirë për ne, por mos luani me të dhe të thoni se pyetja duhet të jetë për mbetjen e Kosovës në Serbi. Kush do të thoshte jo?”, ka thënë Vuçiq për TV Prva.
Ai po ashtu ka thënë se nëse marrëveshja nuk merr mbështetje në referendum, ai nuk do të mbetej në qeveri.
“Nëse përgjigjja në referendum është negative, kjo do të thotë se nuk do të ketë më qeveri”, ka thënë Vuçiq./Indeksonline/