E Diel, 1 Nëntor 2026

Ia besojnë, kryen marrëdhënie me vajzën e mitur të miqve

Një i ri nga Piacenza në Itali i moshës 27 vjeçare u arrestua nga policia për abuzim seksual me të mitur.

Sipas të dhënave të para nga policia, thuhet se i ndaluari ka kryer marrëdhënie seksuale me një vajzë 13 vjeç, vajza e disa miqve të familjes, shkruan noa.

Autori i kësaj ngjarje rezulton i martuar, por duket se ka përftuar në momentet kur vajza i besohej nga prindërit për tu kujdesur, gjatë kohës që këta të fundit kishin punë për të bërë.

Çrregullimi psikologjik i të miturës bëri që prindërit e saj të kërkojnë ndihmën e psikologëve, të cilët zbuluan thikën pas shpine nga ana e “mikut” të tyre./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›