Vuçiç: Nuk do ta ndalojmë eksportin e grurit drejt Shqipërisë

Në një deklaratë për mediat, Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç deklaroi se nuk do ta ndalojë eksportin e grurit të kontraktuar nga Shqipëria.
“Kërkesat e para zyrtare që morëm ishin në përputhje me ato marrëveshje, të nënshkruara me Shqipërinë. Për këtë po flasim tani dhe do të lejojmë sa më shpejt eksportin e grurit në Shqipëri”, theksoi Vuçiç.