Vuçiç: Për vizitën e Lavrovit në Serbi u krijua histeri
Everton po përballet me probleme të mëdha disiplinore me Jack Grealish. Përjashtimi i tij nga lista e lojtarëve të grumbulluar javën e kaluar, në një moment kur dukej se ishte gati të rikthehej në fushë, kishte ngritur pikëpyetje.
Everton po përballet me probleme të mëdha disiplinore me Jack Grealish. Përjashtimi i tij nga lista e lojtarëve të grumbulluar javën e kaluar, në një moment kur dukej se ishte gati të rikthehej në fushë, kishte ngritur pikëpyetje.
Everton po përballet me probleme të mëdha disiplinore me Jack Grealish. Përjashtimi i tij nga lista e lojtarëve të grumbulluar javën e kaluar, në një moment kur dukej se ishte gati të rikthehej në fushë, kishte ngritur pikëpyetje.
Drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Lorena Goxhobelli, raportoi në Komisionin për Nismat Qytetare...
14:18
Vuçiç: Për vizitën e Lavrovit në Serbi u krijua histeri
Lapsi.al 6 June 2022
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, i tha Radio Televizionit të Serbisë se ai ishte i pakënaqur me atmosferën e krijuar në botë për shkak të vizitës të ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov, dhe se lidhur me këtë vizitë, ishte krijuar “histeri”.
“Në shumë bisedime, Serbisë iu kërkua që ta anulonte vizitën”, tha Vuçiç, duke shtuar se Serbisë nuk iu lejua që të bisedonte me ministrin e Jashtëm rus.
Lavrov ishte paraparë që të vizitonte Serbinë më 6 qershor, por Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Bullgaria refuzuan që të lejonin avionin e Lavrovit mbi hapësirën e tyre ajrore.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se kjo lëvizje e këtyre tri shteteve ishte “akt armiqësor”.
Njoftimi për vizitën e Lavrovit në Serbi u bë disa ditë pasi presidenti rus, Vladimir Putin, dhe ai i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, gjatë një bisede telefonike më 29 maj, u pajtuan për një marrëveshje të re të furnizimit të Serbisë me gazin natyror rus.
Lavrov së bashku me Putinin janë në listën e sanksioneve të shumë shteteve perëndimore për shkak të pushtimit të Ukrainës. Të vetmet vendeve në Evropë që ata mund të udhëtojnë janë Bjellorusia, Moldavia, Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina.
Vuçiç tha se Serbia e dënon sulmin rus ndaj Ukrainës në përputhje me ligjin ndërkombëtar, por Rusia është mike tradicionale e Serbisë.
Serbia është i vetmi shtet në rajon që nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë, por Beogradi ka mbështetur disa rezoluta të Kombeve të Bashkuara që dënojnë agresionin rus.
Vuçiç shtoi se Serbia do të mbajë politikën e saj “për marrje të vendimeve në mënyrë të pavarur”, por që duhet të përshpejtojë në rrugën e saj drejt integrimeve evropiane.
“Pres që Qeveria e re të udhëheqë fuqishëm rrugën drejt integrimit evropian, por edhe të mbajë politikën e pavarur”, tha ai.
I pyetur për vizitën e paralajmëruar të kancelarit gjerman, Olaf Scholz, në Serbi më 10 qershor, Vuçiq tha se Gjermania është partnerja kryesore tregtare e Serbisë dhe së fundmi është bërë edhe investitore e madhe.
Ai shtoi se ishte njoftuar paraprakisht nga zyra e Scholzit se kancelari gjerman do të shkojë në Serbi pavarësisht vizitës së Lavrovit.
Scholz do të ketë një vizitë dyditore në Ballkanin Perëndimor, në Greqi dhe Bullgari. Ky turne pritet të përqendrohet në perspektivën evropiane të shteteve të Ballkanit Perëndimor, në kontributin gjerman për përmirësimin e bashkëpunimit rajonal dhe në tejkalimin e bllokadave dypalëshe. /Express
Kryeministri britanik Boris Johnson ia arriti të fitojë votëbesimin e deputetëve konservatorë. Kjo do të thotë se ai do të qëndrojë në detyrën e tij si kryem...
Presidenti Ilir Meta ka sqaruar sërish se pse e firmosi dekretin e lirimit nga detyra e shefit të shtabit të Përgjithshëm të Bajram Begajt, që sot është kreu i ...
Zyra e Departamentit të Thesarit të SHBA për Kontrollin e Pasurive të Huaja (OFAC) caktoi dy zyrtarë të shquar në Bosnje dhe Hercegovinë (BiH) në përputhje me U...
Firma rrufe që presidenti i Republikës Ilir Meta hodhi për të mos e vonuar zgjedhjen e pasardhësit të tij në këtë detyrë duket se ka krijuar qejfmbetje mes tij ...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha bëri një akuzë të fortë në foltoren e Kuvendit. Ai kërkoi që të vijë për miratim në sallë marrëveshja e ekstradimit me vendet e B...
Policia e Tiranës ka proceduar penalisht një 20-vjeçar pasi ëhstë shfaqur në një video ku ka keqtrajtuar një qen. I riu pas publikimit të videos është shoqëruar...
Sali Berisha ka lëshuar akuza të forta për kreun e grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, duke thënë se ky i fundit ka mbi 100 telefonata me Nuredin Dumanin, ...
Një studim i fundit i publikuar në serinë Paper Worker Paper në Institutin Melbourne, ka zbuluar se njerëzit e moshës mbi 40 vjeç performojnë më së miri kur pun...
Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka bërë me dije se efektivët e Forcave të Armatosura kanë mundur të neutralizojnë rreth 14 vatra zjarri në ishullin e Sazanit....
Deputetja demokrate Flutura Açka e quajti të rëndë mënyrën e trajtimit të çështjes të së resë nga Librazhdi, të cilën vjehrri dhe vjehrra e gjetën me të dashuri...
Pushteti i rilindjes i mori për të mirëqenë qytetarët shqiptarë. Edi Rama ishte i bindur se sido që të sillej me ta, tufave e deleve do të vazhdonte ta votonte me kokën ulur
Rreth gjashtë muaj para zgjedhjeve lokale, protestat kundër qeverisë kanë nxjerrë në sipërfaqe përçarjen e opozitës, duke ndezur një përplasje të ashpër mes Sali Berishës dhe Arlind Qorit për përfaqësimin e pakënaqësisë qytetare, ndërsa Edi Rama përfiton politikisht nga lufta mes kundërshtarëve të tij.
Everton po përballet me probleme të mëdha disiplinore me Jack Grealish. Përjashtimi i tij nga lista e lojtarëve të grumbulluar javën e kaluar, në një moment kur dukej se ishte gati të rikthehej në fushë, kishte ngritur pikëpyetje.
Gonzalo Montiel u bë protagonist i një skene që nuk dukej se i përkiste një ndeshjeje futbolli. Futbollisti argjentinas u largua nga fusha në pjesën e dytë të ndeshjes kundër Boca Juniors, nën mbrojtjen e policisë
Gjithçka e lehtë për Real Madrid, që në javën e njëmbëdhjetë të La Liga triumfon me rezultatin e pastër 3-0 ndaj Racing Santander, i likuiduar që në 45 minutat e para.