E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Vuçiç takim me Escobar: Të gjenden zgjidhje kompromisi me Kosovën, të zbatohen marrëveshjet e arritura

I dërguari i posaçëm të Departamentit amerikan të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar zhvilloi një takim me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ku u theksua “gjetja e mundësive për zgjidhje kompromisi dhe të qëndrueshme në dialogun mes Serbisë e Kosovës”.

Normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën dhe formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe ishte kërkesa e Vuçiç në takim, i cili shtoi se “beson në përmirësimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe SHBA-së”.

Vetë Vuçiç tha se ka zhvilluar një bisedë të hapur dhe korrekte me Escobar, ndërsa përsëriti qëndrimin e pandryshuar të Serbisë në lidhje me ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon.

“Të zgjidhen çështjet e hapura ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, me theks në zbatimin e plotë të marrëveshjeve të nënshkruara deri më tani, dhe ruajtjen e interesave shtetërore dhe kombëtare”, është shprehur Vuçiç

Vizita e Escobar në Beograd zhvillohet dy ditë para rundit të ri të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, që do të mbahet më 18 mars në Ohër të Maqedonisë së Veriut. Pas Serbisë, Escobar do të vizitojë edhe Kosovën.

Në takimin e 18 marsit në Ohër pritet që palët të diskutojnë mbi propozimin europuian për normalizimin e marrëdhënieve.

/rtsh.al/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›