E Martë, 3 Nëntor 2026

Vuçiq shpërndan Parlamentin serb, zgjedhjet parlamentare më 17 dhjetor

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq shpërndau sot Parlamentin serb dhe shpalli mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare më17 dhjetor.

“Me propozimin e arsyetuar të Qeveria e 30 tetorit 2023 nxjerr dekret për shpërndarjen e Kuvendit Popullor të Republikës së Serbisë. Ky dekret hyn në fuqi ditën e publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Serbisë”, tha Vuçiq.

Sipas ligjit në Serbi, të gjitha afatet e zgjedhjeve fillojnë nga momenti i shpalljes. Fushata pritet të deri më 14 dhjetor.

Zgjedhjet e mëparshme parlamentare në Serbi u mbajtën më 3 prill të vitit të kaluar. Në ato zgjedhje fitoi bindshëm lista e kryesuar nga Aleksandar Vuçiq.

/rtsh.al/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›