E Diel, 1 Nëntor 2026

Vujanoviç vë kushte në raportet diplomatike me Kosovën

Presidenti i Malit të Zi, FilipVujanoviç, ka vlerësuar se ende nuk janë krijuar kushtet për shkëmbimin e ambasadorëve në mes të Malit të Zi dhe Kosovës.

Në një intervistë për mediat malazaze Vujanoviç ka përsëritur qëndrimin se nuk do të japë miratimin për shkëmbimin e ambasadorëve derisa në Kosovë nuk pranohet bashkësia etnike malazeze.

Siç ka shpjeguar Vujanoviçi, kusht për ndërrimin e ambasadorëve është që Kuvendi i Kosovës të “gjejë hapësirë” për përfaqësim autentik të malazezëve në parlamentin kosovar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›