Më 4 janar përfundon rinumërimi i votave

Procesi i rinumërimit të votave pritet të përfundojë më 4 janar të vitit të ardhshëm. Lajmin e ka bërë të ditur mediat kosovare të cilat i referohen një burimi brenda Qendrës së Numërimit të Rezultateve (QNR) (QNR)
Sipas të njëjtit burim, nga 380 kuti sa janë rinumëruar deri më tani vetëm dy prej tyre mund të anulohen për shkak të evidentimit të parregullsive. “Me se 96 për qind e këtyre kutive kanë qenë me defekte teknike tek votat e kandidateve që janë vërejtur gjatë rinumërimit nga ekspertet në QNR”, ka thënë i njëjti burim.
Ndërkaq pas përfundimit të procesit se rinumërimit të 40-të për qind të votave QNR-ja do t`i dërgoj një raport Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).
Kështu, të martën ka rifilluar procesi i numërimit të votave në QNR-rë pas pushimit tre ditor.