Vuksani: Bujqësia është në pikën më të keqe të saj, qeveria shqiptare indiferente

Sot ishte i ftuar në Fax News, për gazetaren Eliana Hoxha ,Drejtuesi i Departamentit të Bujqësisë në PD, Gjon Vuksani.
Vuksani shprehu shqetësimet e tij mbi fushën e blegtorisë në Shqipëri.
Ai u shpreh që po zbatohen politika të gabuara dhe që ka një nënvlerësim te qeverise shqiptare duke e lënë bujqësinë në pikën më të keqe të saj.
“Bujqësia është në pikën më të keqe të saj, është rritur kostoja e prodhimit, rreth 7 mln qumësht dhe vaj palme janë të importuara.
Blegtorët kanë të drejtë për kërkesat e tyre! Bujqësia mbështetet në fonde jo në fjale.
Sasia e parave që jepen për bujqësinë eshte 51-52 milion, ka një mungesë laboratorësh dhe vetëm 85% të fermerëve përfituan nga skema e naftës.
Duhet të ruhet shëndeti i konsumatorit dhe AKU të ndërhyjë për ndalim të produkteve të rrezikshme, pasojat e mossigurisë ushqimore ndikojnë tek konsumatori!
Ështe koha që fermerët të reagojne”! u shpreh Vuksani./FAX WEB