E Diel, 1 Nëntor 2026

Vulin: Inkasimet në veri nuk shkojnë në buxhetin e Kosovës

Shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Aleksandar Vulin ka deklaruar se mjetet e mbledhura me inkasimin e taksave në “vendkalimet administrative” Bërnjak dhe Jarinje, nuk do të shkojnë në buxhetin e Kosovës, duke theksuar se çdo orientim i tyre do ta ndërpriste detyrimin e Beogradit ndaj asaj që është dakorduar në Bruksel.Duke reaguar ndaj deklaratës së zv.kryeministres së Kosovës, Edita Tahiri “se mjetet e grumbulluara nga doganat do të derdhën në buxhetin e Kosovës, dhe se Qeveria e Kosovës do të formojë Fondin zhvillimor për veriun e Kosovës”, Vulin ka thënë për gazetën “Vesti” të Frankfurit se ”në qoftë se Prishtina me dhunë do të orvatej që ato

mjete t’i riorientojë në buxhetin e vet, ne nuk do të kishim kurrfarë detyrimi ndaj marrëveshjes.

Vulin ka shtuar se, sipas marrëveshjes së arritur në Bruksel, paratë do të orientohen në ndonjërën nga bankat komerciale që do të propozojë BE, kurse në fletëpagesë do të shënohet llogaria dhe emri i bankës.

“Tash nga ana e BE presim propozimin e rregullores ku ato detajet do të definohen. Në atë fond do të jenë përfaqësuesi i serbëve nga veriu, i institucioneve të Prishtinës dhe ai i BE. Është me rëndësi të thuhet e vendimet do të merren me konsensus, e nëse nuk mund të merren vesh, do të insistojmë që sipas rregullores fjalën e fundit ta ketë përfaqësuesi i serbëve nga veriu”, ka thënë Vulin. 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›