Vulin: Në veri 800 policë serbë ose asnjë

Për drejtorin e Zyrës për Kosovën Aleksandar Vulin deklarata e Hajredin Kuçit se Kosova nuk ka nevojë për 800 policë serbë në veri, por do të rekrutojë 100 - 150 sish, dëshmon diçka “që hetohet në bisedat për zbatimin e Marrëveshjes se Prishtina është kundërshtari më i madh i integrimit të serbëve”, njoftojnë medie serbe.
"Shteti i Serbisë nuk mund ta pranojë këtë – teksti i Marrëveshjes së Brukselit është më së i qartë, ose ka vend për të gjithë, ose për asnjërin, ka thënë Vulin./Indeksonline/