Vulin Nuk i heqim strukturat nga veriu

Drejtori i Zyrës serbe për Kosovën, Aleksander Vulin ka deklaruar se Serbia nuk ka ndërmend t’i shpërbëjë strukturat e saj paralele në veri të Kosovës.
Deklaratën e tij Vulin e ka bërë gjatë një vizite në Mitrovicë, ku është takuar me studentët e Universitetit të Prishtinës të instaluar përkohësisht në këtë zonë.
“Largimi i institucioneve serbe nuk është i mundur jo vetëm sepse një gjë e tillë bie ndesh me Kushtetutën dhe ligjet tona, por sepse ato janë të domosdoshme për banorët serbë këtu”, ka thënë Vulin.
Sipas raportimeve të “B92”, zyrtari serb ka përsëritur qëndrimin e Veriu i KosovësShqiptarët e veriut, akuza EULEX-it Mitrovicë, rikthehet dhuna ndëretnike Jahjaga: Gati të bisedoj me serbët e veriut qeverisë së Beogradit, se faktori ndërkombëtar duhet të kuptojë se strukturat serbe në veri të Kosovës janë në shërbim të banorëve.
Në fund të muajit të kaluar, shefi i misionit EULEX, Xavier Bout de Marnhac deklaroi se strukturat paralele serbe vazhdojnë të jenë të pranishme në Kosovë, madje në disa sektorë.
“Jemi në dijeni se këto struktura ekzistojnë dhe punojnë në shumë fusha, përfshirë arsimin dhe sigurinë”, tha De Marnhac për agjencinë e lajmeve “Beta”.
I rezervuar në përgjigjet e tij, shefi i misionit evropian theksoi më tej se vendosja e rendit dhe ligjit në veri të Kosovës është prioriteti kryesor.
“Ajo që është e rëndësishme kur bëhet fjalë për situatën në veri të Kosovës është se ne jemi në gjendje ta përmirësojmë sundimin e ligjit në këtë zonë”, deklaroi De Marnhac.
Ai saktësoi se në veri misioni i drejtuar prej tij është i pranishëm në dy pikat kufitare të Jarinjës dhe Bërnjakut, në gjykatën e Mitrovicës dhe me patrullime të vazhdueshme.