E Diel, 1 Nëntor 2026

Vulin: Populli serb do të dalë në zgjedhje

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Aleksandar Vulin është i bindur që serbët e Kosovës do të marrin pjesë në zgjedhjet lokale të 3 nëntorit.

“E di që populli serb do të dalë në zgjedhje dhe do të jetë me shtetin e tij. Serbët nga Kosova janë pjesë me luajale e shtetit të Serbisë dhe këtë e kanë treguar, kështu që kanë ndikuar shumë që ta marrim datën (për fillimin e negociatave me BE-në”, ka thënë Vulin për Radio televizionin e Serbisë (RTS).

Ai ka theksuar se do të ishte mirë që për këtë çështje të arrihet qëndrim i përbashkët dhe këtë serbët, “në anën e të cilëve është e drejta dhe drejtësia”, mund ta mësojnë nga shqiptarët.

Sipas tij, për mundësinë e formimit të një listë të përbashkët zgjedhje do të bisedohet në ndërkohë, por ky është problemi më i vogël, sepse, sipas tij, në Kosovë nuk duhet të ketë dallime ndërmjet pushtetit dhe opozitës.

Në rast se serbët nuk dalin në zgjedhje në Kosovë, ai ka thënë se mund të vije deri te një situatë paradoksale. “Në pjesën veriore të Mitrovicës kryetari mund të jetë shqiptar, edhe pse shqiptarët në këtë pjesë janë pakicë”, ka thënë Vulin për RTS./Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›