E Diel, 1 Nëntor 2026

Vulin: Prishtina pengesë serioze e zbatimit të marrëveshjes

Drejtori i Zyrës së Qeverisë së Serbisë për Kosovën, Aleksandar Vulin, ka deklaruar sot se Prishtina po tregohet si pengesë gjithnjë më serioze e zbatimit të Marrëveshjes së Brukselit dhe si kundërshtare e madhe e integrimit të serbëve në institucione që janë parashikuar me atë marrëveshje.

Vulin i ka deklaruar agjencisë së lajmeve “Tanjug” se fakt i fundit brengosës është miratimi i “njëfarë vendimi administrativ për zgjedhjen e komandantit rajonal” të policisë, por edhe fakti që këto ditë ”Prishtina po i rreket vringëllimit të armëve” me paralajmërimin e “diçkaje që quhet Ushtria e Kosovës”.

”Për ne kjo është absolutisht e papranueshme – çdo gjë mbi zgjedhjen e komandantit rajonal është rregulluar me Marrëveshjen e Brukselit dhe ajo nuk mund të ndryshohet. Ajo që është dakorduar në Bruksel nuk mund të ndryshohet më Prishtinë”, ka rekomanduar Vulin, transmeton RTK-ja.

Ai ka thënë se absolutisht është e papranueshme ideja sipas të cilës Prishtina do ta propozojë kandidatin të cilin Bashkësia serbe pastaj do t’ia dërgojë Prishtinës në harmonizim.

“Kjo e rrezikon seriozisht zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit dhe mundësinë e integrimit të serbëve në Kosovë e Metohi. Me këtë Prishtina po tregohet si pengesës serioze e Marrëveshjes së Brukselit, e rrezikon vazhdimin e mëtejmë të negociatave, e gjithsesi e rrezikon mundësinë e integrimit dhe besimin e serbëve se integrimi do të jetë neutral ndaj statusit, dhe pikërisht ashtu sikurse është akorduar”, ka nënvizuar ai.

“Gjithashtu jemi shumë të shqetësuar për shkak të vringëllimit me armë të cilave këto ditë po u rreket Prishtina – madje edhe me dhënien e njëfarë betimi të diçkaje që quhet Ushtri e Kosovës”, ka thënë Vulin dhe ka rikujtua se “nga NATO kemi kërkuar dhe kemi marrë garanci që gjatë 10 viteve të ardhshme nuk do të paraqitet kurrfarë formacioni ushtarak në veri të Kosovës”.

Ai ka shtuar se protestojmë me forcë edhe kundër marrëveshjes midis të ashtuquajturave Forca të Sigurisë së Kosovës dhe Ushtrisë së Shqipërisë mbi kalimin reciprok të kufirit dhe me njëfarë ndihme e bashkëpunimi reciprok dhe ka nënvizuar “se kjo me siguri nuk çon drejtë paqes dhe stabilitetit në hapësirën ‘Kosovës e Metohisë’”.

Vulin ka thënë se “kam frikë se nëse vazhdohet kështu do të vijmë në përfundimin se Prishtina ndoshta po e do territorin, por jo edhe serbët, ama Qeveria e Serbisë nuk do të pajtohet dhe nuk do të lejojë një gjë të tillë”. /Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›