E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vulin: Thirrje Daçiç për të votuar në Kosovë

Drejtori i Zyrës së qeverisë së Serbisë për Kosovën, Aleksandar Vulin, tha se do ti bëjë thirrje kryeministrit të Serbisë, Ivica Daçiç, që të votoj në zgjedhjet lokale që mbahen më 3 Nëntor në Kosovë.

Vulin tha se OSBE-ja do ti vëzhgoj zgjedhjet  në Kosovë, por edhe atje ku ka të zhvendosur ose për personat e lindur në Kosovë.

Në kuadër të kësaj ai përmendi të dhënën se Ivica Daçiç, i cili është i lindur në Prizren, ka të drejtë vote dhe se do ti bëjë thirrje për të marrë pjesë në zgjedhje.

Zyrtari serb, gjithashtu, tha se OSBE-ja do të jetë lidhja e partive serbe për komunikim për zgjedhje dhe se ajo do të jetë organizata e vetme me të cilën qytetarët do të komunikojnë lidhur me zgjedhjet.

Sipas Vulin, serbët do ti kenë edhe përfaqësuesit e vet në Komisionin Qendror të zgjedhjeve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›