E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vullkani lë Berishën në Vjenë

TEKSTI
Kryeministri Berisha vijon të jetë në Vjenë që nga mbrëmja e djeshme, kur ai përshkoi një udhëtim të gjatë prej 1 mijë e 128 km më makinë nga Belgjika drejt Autrisë. Për shkak të resë vullkanike, kryeministri shqiptar dhe delegacioni që e shoqëron u detyruan dje të udhëtojë me automjete nga Brukseli drejt Vjenës, ku edhe ka mbëritur në orët e vona të mbrëmjes. Burimet për "Ora News" bëjnë të ditur se në kushtet kur edhe fluturimet nga Vjena janë bllokuar kryeministri ende nuk ka marrë ndonjë vendim nëse do të presë rifillimin e fluturimeve apo do të gjejë një tjetër mundësi udhëtimi drejt Shqipërisë. Për shkak të anomalive në fluturime kryeminsitri Berisha e kishte të pamundur të udhëtonte me avion nga Brukseli, por ndërkohë aeroporti i Vjenës ka njoftuar po sot se pjesërisht nuk do të ketë fluturime të paktën deri pas mesditës. Zyrtarisht nga kryeministria nuk serviret asnje informacion zyrtar, por "Ora News" mëson se kryeministri shqiptar ka vendosur të qëndrojë në Vjenë të paktën derisa të ketë një njoftim përfundimtar nëse do të rifillojnë apo jo fluturimet nga Austria drejt Tiranës apo edhe në ndonjë vend fqinj me Shqipërinë. Udhëtimi i një dite më parë nga Brukseli në Vjenë mësohet se ka qënë mjaft i gjatë një rrugëtim prej më shumë se 10 orësh dhe delagacioni ka mbëritur në destinacion vonë në mbrëmje. Edhe pse që nga dje kryeministri ndodhet në Vjenë ai nuk ka mundur të marrë asnje linjë fluturimi për të mbëritur në kryeqytetin shqiptar.Kryeministri shqiptar ndodhej në Bruksel që nga dita e martë ku dorëzoi edhe përgjigjet e pyetësori në Komisonin Europian.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›