E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mediu në konferencën mbi ujërat

Barcelonë

Në datën 13 prill, ministri i Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, z. Fatmir Mediu, mori pjesë në Konferencën IV Ministeriale për Ujërat në Rajonin e Mesdheut. Qëllimi i këtij takimi ishte diskutimi i strategjisë për mirëmenaxhimin e ujërave në të gjithë rajonin mesdhetar. Në këtë takim merrnin pjesë ministra të vendeve të Mesdheut dhe vendeve anëtare të Bashkimit Europian. Strategjia për ujërat është një dokument i rëndësishëm, mbi bazën e të cilit do të orientohen politikat kombëtare të secilit vend anëtar të Mesdheut për mbrojtjen dhe mirëmenaxhimin e burimeve ujore. Takimi i ministrave të Mesdheut ishte i një rëndësie të veçantë, pasi i paraprin takimit të qershorit, ku do të jenë të pranishëm kryetarë të shteteve dhe qeverive të Mesdheut. Gjatë aktivitetit, ministri i Mjedisit pati takime bilaterale me homologë të tij. Z. Mediu u prit në një takim edhe nga ministrja e Mjedisit të Spanjës, zj. Elena Espinoza. Në këtë takim, dy ministrat diskutuan mbi çështjet e bashkëpunimit të mëtejshëm reciprok në fushën e mjedisit dhe gjithë sektorët që mbulohen nga mjedisi.

#

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›