E Diel, 1 Nëntor 2026

Vullkani në Ekuador, mbyllet aeroporti i Guajakuil

Autoritetet ekuadoriane jane detyruar te mbyllin areoportin Guajakuil deri në pasditen e sotme, per shkak te hirit nga llava e vullkanit Tungurahua. Lajmi eshte bere i ditur nga autoritetet vendase të cilat saktësojnë se hiri i shkaktuar nga shpërthimi i vullkanit është në një lartësi prej 5023 metrash, lartësi kjo që rrezikon mjaft fluturimet e avionëve.

Ndërkohë, autoritetet nisën evakuuimin e disa zonave në Ekuadorin Qendror, përkatësisht qytetin e Kusuas dhe ate të Juve Grandes. Shpërthimet e vullkaneve në Amerikën e Mesme dhe Jugore kanë detyruar mijëra njerëz që të largohen nga shtëpitë e tyre. Në Guatemala pas shpërthimit të vullkanit Pacaya u mbyll aeroporti i kryeqytetit. Një reporter televiziv i cili po informonte për shpërthimin u godit për vdekje nga thërmiat e llavës. Tre fëmijë konsiderohen ende të zhdukur. Në Ekuador disa qindra njerëz janë larguar nga fshatrat e tyre. Shtylla e tymit të vullkanit është rreth 10 mijë metra e lartë.

Adela Zeza

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›