E Shtunë, 31 Tetor 2026

Heqja e vizave, Turdiu: Ja hapat e tjerë të Shqipërisë

Pas rekomandimeve te dhena nga Kolegji i komisionereve evropiane, hapi i ardhshem i Shqiperise do te jete permbushja e tre nenceshtjeve te kerkuara prej tyre. Kjo u be e ditur ne konference per shtyp nga sekretari i pergjithshem i MPJ, Gazmend Turdiu. Sipas tij ky proces mund te perfundoje nga fillimi i vjeshtes.

"Hapi i radhës ka të bëjë me përmbushjen e këtyre tre nën-çështjeve të fundit që nuk janë çështje nëse i referohemi Udhërrëfyesit, brenda muajit qershor të këtij viti. Ne presim që në muajin korrik të vijë ekipi i ekspertëve për të verifikuar raportimet tona për plotësimin e këtyre tre nën-çështjeve të fundit dhe besojmë se Parlamenti Evropian do të përmbyllë procedurat e miratimit të propozimit diku nga fillimi i vjeshtës ndoshta nga muaji shtator. Më pas, e ka radhën Këshilli i Ministrave i cili duhet të miratojë përfundimisht propozimin e Komisionit Evropian brenda vjeshtës. Janë të gjitha kushtet që njëzet ditë pas miratimit përfundimtar në Këshillin ë Ministrave, të bëhet botimi në fletoren zyrtare të Bashkimit Evropian, vendim i cili hyn menjëherë në fuqi për shtetasit shqiptarë", deklaroi sekretari i pergjithshem i MPJ, Gazmend Turdiu.

Dorian Kodra

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›