Vullkani në Islandë, rritet kaosi në qiejt e Evropës

Rritet kaosi ne qiejt e Europes si pasoje e nje reje te madhe hiri, e gjate me shume se 11 kilometra. Zyrtarët evropianë të sigurisë ajrore thonë se do të duhen të paktën edhe dy ditë në mos më shumë që qielli të pastrohet nga retë e hirit të shkaktuara nga vullkani në Islandë , i cili e ktheu kontinetin në një zonë të ndaluar për fluturimet ajrore. Deri tani jane anulluar 17 mije fluturime ndersa disa vende të Evropës kanë mbyllur plotësisht hapësirën ajrore. Zedhenesi i autoriteteve te aviacionit civil britanik e ka cilesuar kete fakt si nje ngjarje te paprecedente qe ka provokuar mbi trafikun ajror efekte me te renda se ato te 11 shtatorit.
• Rinas, anulohen fluturimet. Berisha probleme për kthimin nga Brukseli
Autoritetet britanike kanë zgjatur orarin e mbylljes së hapësirës ajrore të paktën deri në tetë të mëngjesit të së shtunës, në Angli dhe në Uells. Autoritetet gjermane kanë vendosur mbylljen e aeroporteve të Frankfurtit dhe Hamburgut. Bllokim do të bëhet dhe nga aeroportet polake, ceke, slovake, bullgare, estoneze, lituaneze, letoneze dhe austriake. Rumania ka lajmëruar se do të mbyllë pjesërisht hapësirën e saj ajrore duke nisur nga ora 03.00 e mëngjesit të së shtunës.
ALSAT Azhornuar së fundi ( e premte , 16 prill 2010 )