E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nënë Tereza, "Midis qiellores dhe tokësores"

Nje ekspozite e vecante qe kishte ne qender portretin e shenjtores "Nene Tereza", eshte celur ne ambientet e kryesise se Kuvendit, nen kujdesin e kryeparlamentares Topalli.

"Unë nuk di një personazh tjetër, një personalitet tjetër, të shekullit XX, më të admiruar se Nënë Tereza. Ju do shihni portretin e thjeshtë njerëzor të Nënë Terezës, shpirtin e madh të humanitares dhe karakterin e fortë të genit shqiptar", u shpreh Jozefina Topalli, kryetare e Parlamentit.

Midis qiellores dhe tokesores ka preferuar ta quaje ekspoziten e tij piktori Gjovalin Paci. 60 punimet qe ekspozonin kryesishit portretin e Nene Terezes, jane punuar ne vaj akrilik, kompozim telajo dhe vaj mbi leter. Jeta e shenjtores, femijeria e saj, veprimtaria humanitare pergjate viteve, marrin forme ne tablote e Pacit.

"Në këtë ekspozitë jam munduar të ndërtoj në formë monologu dhe dialogu. Në portretin e Nënë Terezës, ajo vetë monologon me vetveten dhe nëpërmjet pjesës tjetër, dialogon me formën e saj ëngjëllore, të mirësisë dhe shpirtit të madh, të njeriut që punoi gjithmonë për të mirën e të varfërve dhe atyre në nevojë", tha piktori Gjovalin Paci.

Ne kete ekspozite celur, ne 100-vjetorin e lindjes se shenjetores moren pjese personalitete te politikes dhe artit ne vend.

Vilma Masha

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›