E Diel, 1 Nëntor 2026

Vullkani, rihapet në 7 hapësira ajrore italiane

Në orën 7 të mëngjësit të sotëm hapësira ajrore në veri të Italisë është rihapur.

Vendimi është marrë dje në mbrëmje nga Enac, që ka paraprirë me një orë rihapjen, fillimisht të parashikuar në orën 8.

Hapësira ajrore në këtë zonë është përmirësuar pas kalimit të resë së krijuar nga vullkani i Islandës.

Por duket se situata nuk është e tillë në Gjermani, ku aeroportet do të qëndrojnë të mbyllura deri në orën 20 të mbrëmjes së sotme.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›