E Shtunë, 31 Tetor 2026

Poloni, i jepet lamtumira e fundit presidentit Kazinski

I është dhënë lamtumira e fundit presidentit Lech Kazinksi, bashkëshortes së tij, dhe 94 persona të tjerë që humbën jetën nga aksidenti ajror në Smolensk të Rusisë, një javë më parë. Ceremonina mortore është organizuar në bazilikën e "Shën Maria" në qytetin e Krakovës ku kanë marrë pjesë personalite të ndryshme botërore.
Prezent në ceremoni kanë qenë liderë të ndryshëm botërorë, mes të cilëve edhe presidenti rus Medvedev apo ai i Kosovës Fatmir Sejdiu.
Shumica e udhëheqësve të shtetit që kishin deklaruar pjesëmarrjen e tyre, nuk kanë marrë pjesë për shkak të anulimit të fluturimeve të shkaktuara nga vullkani i Islandës.
Presidenti amerikan Barak Obama, kancelarja gjermane Angela Merkel, presidenti francez Nikollas Sarkozi, princi britanik çarls, presidenti i Komisionit Evropian, Hoze Manuel Barroso dhe presidenti i Turqisë Abdullah Gyl, janë disa nga liderët, që nuk kanë marrë pjesë në varrim në qytetin Krakov në Poloni.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›