E Diel, 1 Nëntor 2026

Wall Street Journal Ndarja e veriut te Kosoves mund te hape kutine e Pandores

Nju Jork Gazeta prestigjioze e SHBA analizon zhvillimet e fundit duke parashikuar rreziqe

Europa dhe SHBA prej vitesh e kane perjashtuar mundesine e rishikimit te kufijve ne Ballkan nga frika e konflikteve dhe gjakderdhjeve te reja nderetnike por duket se mosmarreveshja e tanishme mes shqiptareve dhe serbeve kosovare e ka zbutur disi rezistencen e bashkesise nderkombetare ndaj kesaj ideje shkruante ne numrin e saj te fundit revista e njohur amerikane Wall Street Journal duke theksuar me tej se ne kete menyre do te mund te shmangej ndonje shkallezim eventual i dhunes si ajo qe shpertheu ne pjesen veriore te Kosoves veren e fundit. Gazeta e mesiperme qe sikurse dihet eshte zedhenese e qarqeve financiare amerikane kujton me kete rast faktin se ish-koordinatori i Paktit te Stabilitetit te Europes Juglindore Erhard Busek ka qene politikani i pare perendimor qe ka permendur konceptin e ndryshimit te kufijve ndersa me pas kongresisti republikan amerikan Dejna Rorabaker e zhvilloi me tej dhe me konkretisht kete koncept duke propozuar shkembimin e territoreve dhe te popullsive mes Serbise dhe Kosoves. Sidoqofte gazeta e mesiperme amerikane duke vazhduar me tej ve ne dukje se ide te tilla per shkembime territoresh mund te cojne ne ndryshime eventuale te politikes nderkombetare nderkohe qe rishikimi dhe rikonfigurimi i kufijve te Kosoves do te mund hapte Kutine e Pandores ballkanike. Kryeministri kosovar Hashim Thaci pikerisht per kete arsye ka theksuar kohet e fundit se nuk do te kete as ndryshim kufijsh dhe as shkembim territoresh ne Kosove duke hedhur poshte ne te njejten kohe idene qe serbeve te pjeses veriore te Kosoves tu jepet ndonje status ose autonomi e posacme vinte ne dukje gazeta prestigjioze amerikane duke nenvizuar se rikonfigurimi i kufijve kosovare do te ishte i rrezikshem por se dhe ruajtja e status-kuose se tanishme nuk do te mund te vazhdonte gjate nderkohe qe Beogradi dhe Prishtina kane perballe detyren e veshtire te gjetjes se ndonje zgjidhjeje te pranueshme te ndersjelle. Wall Street Journal gjithashtu ve ne dukje deklaraten e zevendeskryeministrit dhe te ministrit te Brendshem te Serbise Ivica Dacic qe permendi idene e nje federate te Kosoves te cilen ne fakt e permendi e para kancelarja gjermane Angela Merkel gjate vizites se saj te fundit ne Beograd. Edhe pse koncepti i ndonje federate eventuale mund te mos u pelqeje ne pergjithesi as Beogradit dhe as Prishtines dhe veshtire se do te mund te realizohej ne praktike nje shtet federal nen syrin vigjilent te BE-se do te mund ti detyronte te dyja palet qe te hiqnin dore nga pozitat e tyre ekstremiste dhe te kerkonin kompromise kreative konkludon revista e lartpermendur amerikane.

Pergatiti Maksim Sinemati

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›