E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha U legalizua partia e plehut. Ruci Ligji i pare qe do shfuqizojme

Perplasje e forte ndermjet mazhorances dhe opozites per ligjin e plehrave

Dekreti i Presidentit per kthimin e ligjit te mbetjeve ka rikthyer debatet e ashpra ne Kuvend ndermjet mazhorances dhe opozites. Kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se opozita po ben lojen per te krijuar particka duke bere sipas tij dhe lojen e Presidentit te Republikes Bamir Topi. Une them se keta qe perpiqen te mbijne partine mbi plehrat keta jane te pashprese sepse kryetari i tyre duke e pare se e ka te pamundur te fitoje pasi kalon nga disfata ne disfate ka vendosur me cdo kusht te urdheroje te krijohet parti dhe te varet prej tij. Nje dite thirri Filip akulin dhe i tha ose Fiks Fare parti ose do sikterisesh. akuli i thote zoteri a nuk nxore mesim nga 99-shi ti qe do te me besh mua parti. shte ekzaktesisht keshtu si ju them une nese doni ju sjell dokumentin. Pastaj ai gjeti faqezinjte dhe u tha dilni kunder regjistrimit o faqezinj sepse perndryshe ju dolen pasurite. Dhe faqezinjte renden poshte e perpjete Eureka per te shpetuar pasurite e fshehura dhe u thane shqiptareve mos u regjistroni se ky regjistrim eshte ne perputhje me modelet antishqiptare e antikombetare. Shqiptaret u treguan atyre Partine e Plehut hyni ne Partine e Plehut se rruge tjeter nuk keni - tha Berisha. Me tej ai theksoi se kjo rruge po ju mban jashte pushtetit. Si ka mundesi qe nje parti e madhe qe keni firmosur kete ligj per integrimin ngriheni tani e beni inversin sepse konceptoni nje realitet sikunder nuk eshte. Ju absolutisht vetem sa na ndihmoni me kete sepse sapo nisi  debati per kete zedhenesit tuaj ne Parlament nisen te flasin per  votat. Na deshtoi Fiksi me akulin tani te kalojme te Plehu sepse na duhet nje alternative. Por nuk eshte kjo alternativa per te ardhur ne pushtet sepse ju jeni parti e madhe dhe vini ne pushtet me nje alternative. Ju keni bere nje zgjedhje bllokimin e vendit bllokimin e procesit te integrimit bllokimin e ligjeve me 3/5. Ju e moret nje mesim por nuk doni te nxirrni mesim vazhdoni keshtu 2013 po vjen dhe ju garantoj se do te dilni minus 300 mije vota ne raport me kete koalicion - theksoi Berisha. Lideri i mazhorances ka deklaruar me tej se PS-ja kerkon te fshehe interesat e saj dhe prapa kesaj ka interesa te dyshimta lobiste qe e kundershton nje nisme te tille. Ndersa kryetari i grupit parlamentar te Partise Socialiste Gramoz Ruci beri te ditur se keto interesa i ka vetem kryeministri. Ne ligjeraten e gjate kryeministrit i shpetoi ne nje moment edhe nje e vertete. Shqiptaret qe na ndjekin ne kete debat e kuptojne qe pas ligjit qendrojne interesa dhe kjo eshte e vertete. Mos u ngopsh te thone ata edhe nga plehrat do qe te fitosh. Se dyti po mire punet e tjera aq di dhe aq ben por si mjek si ka mundesi qe e shnderron ne nje tragjedi ekologjike kete vend Se treti po te drejtohem me nje pyetje zoti kryeminister. Se treti kur ke te drejte sot qe po miraton kete ligj apo ne 2004-n kur e kundershtove me cdo force ne kete foltore dhe bere te mundur qe Partia Socialiste atehere ne pushtet te anulonte kontraten me nje kompani italiane Te njejten gje kerkojme edhe ne qe te besh. Anuloje dhe miratoje dekretin e Presidentit - tha Ruci. Ne fjalen e tyre demokratet kane akuzuar Presidentin Topi edhe se ai hoqi sipas tyre mantelin e kreut te shtetit dhe veshi ate te kryetarit te partise. Minoranca do te behet mazhorance. Ligji ploteson standardet. Ne asnje pike ju nuk sollet prova konkrete ndonje merak konkret te kontestimit per te sjelle plehra. Ligji juaj per mbetjet ka qene shume me i rrezikshem qofte per menyren qofte per autoritetin e licences. Ju keni gjetur armen e Rames per te bllokuar integrimin - theksoi ministri i Bujqesise Genc Ruli. Deputeti i PS-se Sajmir Tahiri tha se mos beni politike me kete projektligj. Merrni persiper organizimin e nje referendumi per te degjuar zerin e shqiptareve. Ndersa Erjon Brace deklaroi se kjo nisme behet vetem per te pasuruar keshtjellen e kryeministrit. Te gjitha vendimet do ti firmose kryeministri per importin e plehrave. Votoni kunder keshtjelles se kryeministrit jemi pro shtepise se shqiptareve - tha Brace. Ndersa opozita beri te qarte se kur ajo te vije ne pushtet nisma e pare qe do te beje eshte shfuqizimi i dy neneve qe lejojne importin e plehrave. Ata e kane cilesuar si tradhti kombetare nje gje te tille. Por ministri Mediu deklaroi se tradhtia ishte ne kohen e qeverisjes se PS-se kur ne vitin 2003 lejohej importimi i plehrave. Diskutimi per ligjin e mbetjeve ka qene i tejzgjatur pasi kane diskutuar 56 deputete te mazhorances dhe opozites.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›