E Shtunë, 31 Tetor 2026

Waltz si Gorbachev

Aktori gjerman, Christoph Waltz, do të luaj rolin e ish-liderit sovjetik, Mikhail Gorbachev, ndërsa Michael Douglas atë të ish-presidentit amerikan, Ronald Reagan, në filmin “Reykjavik”, të regjisorit Mike Newell.

Filmi do të trajtojë takimin e dy liderëve në vitin 1986, në Islandë, i cili shënoi fundin e Luftës së Ftohët, dhe fillimin e erës së re në raportet mes Perëndimit dhe Lindjes.

"Jam shumë i lumtur që këta dy mjeshtër të tillë të aktrimit do t’i portretizojnë njerëzit që ia vunë pikën luftës së tretë të madhe të shekullit 20. Atëbotë Gorbachev dhe Reagan ishin politikanët më të fuqishëm botëror, andaj më vjen shumë mirë që Waltz dhe Douglas pranuan t’i luajnë ata”, deklaroi regjisori Newell.

Producenti i filmit, Riddley Scott, ndërkohë deklaroi se bota do të ketë rastin t’i shoh dy politikanët e njohur nga një kënd krejt tjetër.

Ndryshe, xhirimi i filmit do të fillojë në mars të vitit 2013, megjithëse ende nuk dihet se kur do të fillojë të shfaqet nëpër kinema.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›