Juve-Napoli, dueli Vidal-Behrami

Kjo është arsyeja që mediat italiane janë marrë sidomos me duelin ndërmjet futbollistit kosovar Valon Behrami dhe atij kilian të Juventusit, Arturo Vidal.
“Pas largimit të Garganos, Napoli është më pak kualitativ, por Behrami është njeriu i duhur për t’u përballur me kundërshtarët dhe për t’i ndalur topat e për ta nisur aksionin e ri. Nëse mund ta imagjinojmë një përballje në fushë, atë mund ta shohim shpesh në duel me Arturo Vidalin, por edhe me Claudio Marchision”, shkruan ueb faqja italiane calciomercato.com.
“Sa u përket karakteristikave, kiliani është lojtar që ndoshta ngjason me Behramin, ndal topa, por edhe niset mirë për sulmin e ri. Vidal është i fortë fizikisht, i kalon lojtarët dhe shënon gola, prandaj është i një tjetër niveli në krahasim me Behramin”, vazhdon shkrimi.
Calciomercato.com ka kujtuar se trajneri Walter Mazzarri llogarit më së shumti në përfaqësuesin zviceran për t’i ndalur sulmet e Juventusit.