E Shtunë, 31 Tetor 2026

Wammen 24 maji prove per Shqiperine

Ne Tirane ministri danez per eshtjet Europiane Nicolai Wammen ritheksoi sot se 24 maji do te jete nje prove per Shqiperine duke ju bashkuar keshtu thirrjeve te djeshme te komisionerit europian per Zgjerimin Stefan Fyle.

Ministri Wammen vendi i te cilit mban presidencen e radhes te Bashkimit europian tha se eshte pergjegjesi e te gjitha paleve qe te permbyllin brenda 10 diteve te ardhshme reformat per te cilat ishte rene dakort ne marreveshjen e nentorit.

Reforma elektorale dhe zgjedhjet e drejta dhe te ndershme jane ceshtje thelbesore nenvizoi ministri danez duke shtuar se e njejta gje mund te thuhet per shtetin ligjor per luften kunder korrupsionit per luften kunder krimit te organizuar. Nje prove e rendesishme e aftesise se Shqiperise per te fituar statusin e vendit kandidat theksoi ai do te jete pikerisht menyra se si ajo i trajton keto ceshtje.

Ministri danez deklaroi se me vemendje do te ndiqet edhe procesi i zgjedhjes se presidentit te ri te vendit duke nenvizuar se Bashkimi europian ka pritshmeri te medha dhe standarde te larta ne lidhje me ate qe do te ndodhe duke e cilesuar si nje prove te pare qe duhet te kalohet me sukses.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›