Greqi, Pikramenos merr mandatin për krijimin e qeverisë
ATHINE - Më 17 qershor do të zhvillohen zgjedhjet e reja në Greqi, pas dështimit për të krijuar një qeveri nga zgjedhjet 10 ditëve më parë.
Kryetari i Këshillit të Lartë të Shtetit, Panajotis Pikramenos do të jetë kryeministër i qeverisë së përkohshme, e cila do të çojë vendin në zgjedhje.
Ai mori sot mandatin nga presidenti i Republikës, për krijimin e qeverisë. "Është thjesht një qeveri e përkohshme që do të shkojë në kuadrin e Kushtetutës", tha Pikramenos. "Vendi po kalon kohë shumë të vështira. Nën drejtimin tuaj zoti President, duhet ta shpëtojmë atë nga rreziqet, të kalojmë një tranzicion të qetë me qeveri politike", deklaroi kryeministri.
Me humor ai iu drejtua Presidentit Papulias duke thënë: "Kam lexuar sot në gazeta se mbiemri im (që në greqisht do të thotë "i hidhëruar") është i përshtatshëm, për kryeministrin e fundit të kësaj periudhe të pasdiktaturës", dhe shtoi: "Unë shpresoj se pas meje që të fillojë një rigjenerimin i vendit tonë të bukur"
Nesër betohet qeveria teknike e Pikramenos, ndërsa të premten parlamenti do të shpërndahet, për t'i hapur rrugën përgatitjes së zgjedhjeve.
Zhvillimi i sotëm erdhi pas konsultimeve të përsëritura, të cilat nuk rezultuan në marrëveshje për një qeveri që do të mbante vendin në euro dhe do rishikonte kushtet e Memorandumit.
Nga zgjedhjet e ardhshme, sipas sondazheve, me shumë gjasë pritet një fitues i majtë, që ka premtuar anulimin e memorandumit të masave dhe mbajtjen e Greqisë në Euro. Por sesa të mundshme janë të dyja këto opsione së bashku, përgjigjen e japin paralajmërimet e përditshme të zyrtarëve evropianë dhe kreditorëve të Greqisë. Ata përsërisin se shmangia e Greqisë nga reformat dhe angazhimet e premtuara, rrezikon dëbimin e saj nga Eurozona.
Shpresa e vetme është që në qershor pjesëmarrja në votime të jetë më e lartë dhe mbi të gjitha që zgjedhësit të reagojnë me urtësi më të madhe se udhëheqësit e tyre politikë, duke vendosur për kë do të votojnë, pasi të kenë kuptuar të vërtetën e hidhur, se qëndrimi në euro dhe politika e kursimeve, janë dy anët e së njëjtës medalje.
Deklaratat e liderëve politikë
Samaras: Njerëzit janë përpara dy rrugëve; të ndryshojmë gjithçka me ndryshime që mund të bëhen, apo të jetojnë me tmerrin e lënies së euros, tmerrin e izolimit jashtë Evropës dhe kolapsin.
Cipras: Qytetarët bënë një hap të parë të rëndësishëm në zgjedhjet e 6 majit. I ftoj ata të përfundojnë këtë hap, për të anuluar Memorandumin e falimentimit.
Venizelos: Nuk ka vend për demagogji populizëm dhe arrogancë. Njerëzit duhet të peshojnë faktet duke vështruar të ardhmen. Ne propozojmë gjëra konkrete dhe të realizueshme, që japin shpresë dhe perspektivë.
Kamenos: Ne kemi kërkuar një qëndrim të qartë të gjitha palëve, për çështjen e vetos ndaj anëtarësimit të Maqedonisë në NATO. Qeveria nuk duhet të marrë ndonjë vendim për ndarjen e pronës publike.
Kuvelis: Propozojmë një kabinet qeveritar, sa më të vogël që të jetë e mundur. Ftojmë njerëzit për të shumëfishuar fuqinë që i dhanë së Majtës Demokratike më 6 Maj.
Papariga: Qeveria e re duhet të jetë për qëllime rreptësisht zyrtare dhe e përkohshme.