E Shtunë, 31 Tetor 2026

Waterboarding, Cheney: Te publikohen rezultatet

Ish-zevendespresidenti amerikan Dick Cheney kerkon qe skandalit te torturave ne burgjet e Guantanamos tashme t’i shkohet deri ne fund.

Sipas tij, perderisa administrata e presidentit Obama publikoi menyrat e marrjes ne pyetje te te burgosurve, te publikoje edhe rezultatet e hetimit qe jane vjelur nga perdorimi i ketyre menyrave.

“Nuk ka kuptim t’iu tregosh njerezve metodat e marrjes ne pyetje qe kishin baze ligjore, dhe t’iu fshehesh rezultatet. Keto forma marrjesh ne pyetje kane qene te suksesshme”, ka pohuar Cheney.

Presidenti i ri i SHBA, Barack Obama shprehu mbeshtetjen ndaj CIA-s, por theksoi se keto teknika nuk mund te perdoren me ne te ardhmen.



Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›