Watson Askush nuk me ka ngacmuar per rolin e Hermiones

Aktorja Emma Watson ka mohuar thashethemet, se i është dashur të
ndërpresë përkohësisht studimet në universitetin Brown në Rhode Island,
për shkak se bashkëmoshatarët e saj e ngacmonin për rolin e Hermionës,
në filmat e Harry Potter.
Në një deklaratë zyrtare në faqen e saj në internet, 21-vjecarja Watson thotë se nuk ka ndjerë ngacmimin e askujt gjatë jetës së saj.
Faktikisht ajo u regjistrua në universitet në shtator të vitit 2009 për të studuar letërsi. Watson ende nuk e ka të qartë se cfarë do të ndodhë disa muaj më vonë, por për momentin ajo është e përqendruar në aktrim.